Ozon Space ka mbështetur menaxhimin mjedisor dhe social të Parkut me Erë të Bajgorës përmes zbatimit dhe kontrollit të planeve të menaxhimit, monitorimit në terren dhe raportimit profesional.
Puna e Ozon Space
- Mbështetje për zbatimin e Planit të Menaxhimit të Biodiversitetit dhe programeve të monitorimit të shpendëve dhe lakuriqëve të natës.
- Mbledhje, organizim dhe shqyrtim i të dhënave të monitorimit për vlerësimin e performancës mjedisore.
- Kontroll i zbatimit të masave zbutëse dhe dokumentim i gjetjeve për ndjekjen e veprimeve korrigjuese.
- Mbështetje për auditimet e brendshme dhe përgatitjen e dokumentacionit për monitorimin e jashtëm.
- Përditësim dhe shqyrtim i dokumentacionit të sistemit të menaxhimit mjedisor dhe social.