Monitorim mjedisor, studime të biodiversitetit dhe mbikëqyrje të sigurisë për projekte të energjisë nga era në Kosovë.
Parku me Erë i Bajgorës
Monitorim mjedisor dhe social gjatë operimit
Ozon Space ka mbështetur monitorimin në terren dhe dokumentimin mjedisor e social për fazën e operimit të parkut.
Puna e Ozon Space
Monitorimi i shpendëve dhe lakuriqëve të natës, me kontrolle sistematike rreth turbinave dhe regjistrim të vrojtimeve.
Mbështetje për zbatimin e programit të monitorimit dhe të planit të menaxhimit të biodiversitetit.
Mbështetje për auditimet e brendshme, përditësimin e dokumentacionit të sistemit të menaxhimit mjedisor e social dhe përgatitjen e materialeve për monitorim të jashtëm.
Parku me Erë i Zatriqit
70 MW · Siguri dhe shëndet në punë gjatë ndërtimit
Ozon Space ka kryer inspektime të sigurisë gjatë ndërtimit në Zatriq 1 dhe Zatriq 2, përfshirë zonën e nënstacionit.
Puna e Ozon Space
Inspektime në zonat e punës së kontraktorëve dhe raportim i gjetjeve sipas nivelit të rrezikut.
Kontrolle të kanaleve të kabllove dhe gërmimeve, barrierave, sinjalistikës dhe përdorimit të pajisjeve mbrojtëse personale.
Rekomandime për qasje të sigurt, organizimin e zonave të punës dhe ndarjen e hapësirave të shërbimit për punëtorët nga lëvizja e mjeteve.
Parku ekzistues Kitka 1, pranë projektit të planifikuar Kitka 2. Foto Kit-Kam1 · CC BY-SA 4.0
Parku me Erë Kitka 2
Kamenicë · 73,2 MW dhe 12 turbina të planifikuara
Ozon Space është angazhuar nga Air Energy për përgatitjen e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (ESIA) dhe planeve përcjellëse të menaxhimit.
Puna e Ozon Space
Studime në terren për gjendjen fillestare të florës, habitateve, shpendëve dhe lakuriqëve të natës.
Vrojtime ornitologjike nga pika fikse dhe përgjatë transekteve, modelim i rrezikut të përplasjes së shpendëve me turbinat dhe monitorim akustik i lakuriqëve.
Vlerësim i ndikimeve mjedisore e sociale, përgatitje e masave zbutëse dhe planeve për angazhimin e palëve të interesit, zhvillimin e komunitetit dhe sigurinë e tij.
Konsultime me Komunën e Kamenicës dhe komunitetin lokal, si dhe raportim periodik i progresit të studimeve.